Site icon PORTALB

Zbulimi i jashtëzakonshëm në kampin nazist Auschwitz (FOTO)

Nazistët kishin vjedhur çdo gjë që kishin mundur nga viktimat e Holokaustit, por një familje herreje kishte arritur t’i ruante gjërat e veta për më shumë se 70 vjet.

Stafi i Muzeut të Auschëitz-it në Poloni, së fundmi ka zbuluar një tas, në pjesën e poshtme të të cilit ishin fshehur një unazë dhe një qafore.

“Ishte e fshehur mjaft mirë”, ka thënë Hanna Kubik nga stafi i muzeumit, “Sidoqoftë, me kalimin e kohës materialet gradualisht janë dëmtuar”.

Testimet e analizat e stolive, tregojnë se ari është me vulën 583, që ishte e zakonshme të përdorej në Poloni në mes viteve 1921 dhe 1931, ka deklaruar muzeu, shkruan Huffington Post, transmeton Klan Kosova.

Shumica e viktimave ishin hebrenj, mirëpo gjermanët në kamp kishin vrarë edhe bjellorusë, ukrainas e ciganë.

Muzeu nuk e din se kujt i përkiste filxhani dhe as stolitë.

Exit mobile version