Avionët ushtarakë sulmues të tipit F-35 të prodhuar me projektin (JSF) ku marrin pjesë 9 shtete, përfshirë Turqinë, kanë mbërritur në Holandë për testimet përkatëse, raporton Anadolu Agency (AA).
Avionët e nisur nga baza ajrore amerikane në Kaliforni, Edwards, kanë zbritur në bazën ajrore në qytetin Leeuwarden të Holandës.
Avionët e gjeneratës së re kanë hyrë nën shoqërimin e avionëve F 16 në hapësirën ajrore të Holandës. Ndërkohë ministrja e Mbrojtjes së këtij vendi Jeanine Hennis e cila ishte prezente në ceremoni ka përshëndetur pilotët që kryen fluturimin e parë.
Të pasionuarit do të mund të kenë mundësi ti shohin nga afër këta avionë, në datat 10 – 11 qershor, ditën e Forcave Ajrore të Holandës. Ndërkohë avionët për 3 javë me radhë do tu nënshtrohen testeve të ndryshme duke përfshirë këtu edhe matjet e zhurmës.