Site icon PORTALB

Vidhen miliona dollarë nga bankomatët në Japoni

Bankomati

Ilustrim

Trembëdhjetë milionë dollarë, para të gatshme, janë vjedhur nga bankomatët në Japoni, njofton REL.

Paratë janë nxjerrë me kredit-kartela të krijuara me të dhëna të vjedhura nga një bankë e Afrikës Jugore.

Paratë janë vjedhur në më pak se tri orë nga 1,400 banokmate në gjithë Japoninë, raporton agjencia e lajmeve Kyodo.

Banka Standard e Afrikës së Jugut i ka vlerësuar humbjet e saj totale në 19.25 milionë dollarë.

Policia dyshon se mbi 100 persona kanë qenë të përfshirë në krimin në Japoni, i cili, sipas agjencisë Kyodo, ka ndodhur më 15 maj.

Shuma maksimale prej 913 dollarësh (100,000 jen) është tërhequr në të 1,400 transaksionet, ka thënë Kyodo.

Exit mobile version