Site icon PORTALB

Garet: Nuk jam pasardhës i Oravit

Ambasadori britanik, Çarls Garet

Ambasadori britanik, Çarls Garet

Ambasadori britanik në Maqedoni Çarls Garet mohon se është një nga pasardhësit e mundshëm të euroambasadorit Aivo Orav i cili së shpejti duhet të largohet nga vendi.

“Kam nder të madh që më pyetni nëse unë jam pasardhësi i Oravit, por nuk jam”, deklaroi euroambasadori Garet, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në komunën e Aerodromit ku së bashku me kryetarin e komunës Ivica Koneski u takua me grupin prej 11 nxënësve nga komuna e binjakëzuar londineze Vandsvort të cilët sot morën pjesë në mësimin në shkollat fillore në Aerodrom.

I pyetur nëse për momentin zhvillohen negociata për qeveri të re teknike ose të ekspertëve në Maqedoni, tha se sot është dita për pjesëmarrësit nga Aerodromi dhe Vandsvort dhe prandaj nuk do të përgjigjet.

Exit mobile version