Site icon PORTALB

Visar Rexhepi sjell “Si lule pranvere” me versionin e ri (FOTO)

Visar Rexhepi

Visar Rexhepi

Këngëtari shkupjan Visar Rexhepi ka vendosur të rikthehet fuqishëm në këtë sezon veror. Visari ditë më parë sapo ka përfunduar xhirimet e videoklipit më të ri, për një këngë të njohur të cilën ka vendosur ta përpunojë në një version ritmik dhe me shumë elegancë.

Bëhet fjalë për këngën e njohur “Si lule pranvere”, e cila është xhiruar në fillimet e vitit 1994 dhe po këtë këngë Visari ka vendosur ta përpunojë dhe ta sjellë në stil veror.

Xhirimet e kripit kanë përfunduar dhe të njëjtat janë xhiruar në bregdetin shqiptar.

Me disa foto do të mundohemi që tu sjellim disa pamje, ku shihet qartë se bëhet fjalë për një klip tipik veror. Sipas menaxhmentit të këngëtarit kripi pritet të publikohet këtyre ditëve në kanalin zyrtar të këngëtarit në YouTube, e më pas do të ketë dhe paraqitjet e tija në kanalet e ndryshme televizive.

Visar Rexhepi
Visar Rexhepi
Visar Rexhepi
Exit mobile version