Forcat ushtarake janë dërguar në terren, pasi dy tërmete me magnitudë prej 5.3 ballë sot në mëngjes goditën rajonin tibetian në Kinën jugperëndimore, raporton Anadolu Agency (AA).
Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua raportoi se deri tani nuk ka informacione për të vdekur.
Siç raportohet, tërmeti i parë është regjistruar në orën 9:48 minuta në qarkun Dinggye të Xigaze City me thellësi prej 10 kilometrave, ndërsa tërmeti i dytë është në oraën 10:05 minuta me thellësi prej 6 kilometrave.
Wu Zongzheng, zyrtar në qarkun Dinggye, deklaroi se njerëzit gjithsej kanë ndjerë “tre tërmete”. “Tërmeti pas orës 10:00 ishte më i fuqishëm. Shtëpitë dhe dritaret si pasojë e tërmetit janë dridhur”, deklaroi ai.