Site icon PORTALB

Sulme me bomba në Irak, 17 të vrarë dhe dhjetra të plagosur

Shtatëmbëdhjetë persona të vrarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur është bilanci i sulmeve me bomba në një treg publik në provincën veriore të Irakut, Saladin, dhe katër sulmeve të ndara në Bagdad, raporton Anadolu Agency (AA) duke iu referuar burimeve policore.

Koloneli i policisë në Saladin, Muhannad al-Samarrai, deklaroi për AA se nga sulmi në tregun në qarkun Dujail kanë humbur jetën 10 persona dhe 21 të tjerë janë plagosur.

Dujail është një qark me shumicën e popullsisë shia, ku ish-presidenti Saddam Hussein i kishte mbijetuar një atentati në vitin 1980.

Ndërkohë në Bagdad, zyrtari i policisë, Nazim al-Zamili, tha se shtatë persona janë vrarë gjatë katër sulmeve me bomba në pjesë të ndryshme të qytetit. Ai tha për AA se gjatë sulmeve janë plagosur 22 persona.

Al-Zamili shtoi më tej se autoritetet kanë përforcuar masat e sigurisë si pasoje e informacioneve se organizata terroriste DAESH planifikon të kryejë sulme vetëvrasëse në atë zonë.
Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin në treg dhe sulmet në Bagdad.

Exit mobile version