Site icon PORTALB

Mexhiti: Komuna e Çairit nuk ka dorë në vendosjen e përmendoreve

Izet Mexhiti

Izet Mexhiti

Nga Komuna Qendër dyshuan se përmendoret shqiptare të vendosura në sheshin e Shkupit, mund të jenë vendosur nga Komuna e Çairit. Për këtë arsye, kryetari i Komunës Qendër Andrej Zhernovski thotë se ka angazhuar inspektorët që të hetojnë të gjitha këto veprime.

“Komuna Qendër do të kërkojë nga Komuna Çair se përmes cilës procedure është bërë përzgjedhja e firmës që bën vendosjen e përmendoreve dhe cila është kompania e cila në mënyrë joligjore bën vendosjen e përmendoreve”, kanë thënë nga Komuna Qendër..

Por, nga Komuna e Çairit kanë mohuar të kenë dorë në këtë punë. Kryetari i Çairit Izet Mexhiti ka theksuar se ka qenë i angazhuar si nënkryetar i BDI-së, por në asnjë moment Komuna e Çairit nuk ka qenë e përfshirë.

“Sot siç dihet janë vendosur figurat e Pjetër Bogdanit e Josif Bagerit, ndërsa ditët në vijim edhe ajo e Nexhat Agollit. Siç e shihni sot kemi ardhur këtu për t’i parë punimet që vijojnë në terren, tash do të vendoset Josif Bageri… Pjetër Bogdani dhe në vijim do të vendoset edhe Josif Bageri”, deklaron Mexhiti.

Ministrja e Pushtetit Lokal Shiret Elezi, thorë se ligjërisht kontratën e kanë të nënshkruar Komuna Qendër me ekzekutuesit, faktikisht me firmën italiane përderisa pastaj ato të vijojnë procedurën dhe do të jenë në kompetencë të Qytetit të Shkupit.

Exit mobile version