Daçiq për zgjedhje, pa u dëmtuar bisedimet me Kosovën
Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq ka shfaqur shpresën se zgjedhjet e paralajmëruara të jashtëzakonshme parlamentare në Serbi nuk do të ngadalësojnë rrugën evropiane të Serbisë dhe as dialogun e Beogradit e të Prishtinës.
Siç theksohet në kumtesën e Qeverisë së Serbisë, të cilën e transmeton B92, Daçiq ka thënë kështu gjatë takimit me ambasadorin amerikan në Beograd, Michael Kirby.
Në këtë kumtesë paralajmërohet vizita që Daçiq do ta bëjë në SHBA.




