Filluan punimet për vendosjen e kanalizimit fekal në Jazhincë

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdylaqim Ademi së bashku me drejtorin e Agjencisë për përkrahje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, Toni Dimovski, morën pjesë në fillimin e sotëm të punëve për vendosjen e kanalizimit fekal rrugor në fshatin Jazhincë, komuna Jegunovc.

“Paradokohe e lëshuam në përdorim rrugën e rindërtuar magjistrale Tetovë-Jazhincë, ndërsa tani investojmë në ndërtimin e kanalizimit fekal në këtë fshat. Ky nuk do të jetë investimi i fundit, sepse ne së bashku do të vazhdojmë me projekte të tilla dhe të ngjashme në të ardhmen”, deklaroi ministri Ademi.

Sipas drejtorit të Agjencisë për përkrahje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, Toni Dimovski tani për tani janë përcaktuar 134 projekte në tërë Maqedoninë. Prej tyre dy janë përcaktuar për komunën e Jegunovcit”, tha Dimovski.

Sipas kryetarit të bashkësisë lokale të Jazhincës Nafi Bexheti, bëhet fjalë për projekt thelbësor që do të ndalojë ndotje të mëtutjeshme të ujërave dhe ajrit në fshat dhe me këtë do të zvogëlohet mundësia për paraqitje të sëmundjeve të ndryshme, e veçanërisht te më të rinjtë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button