Site icon PORTALB

Tërmete në Maqedoni, fuqia 4.8 dhe 4.9 ballë

Ilustrim

Dridhje e fuqishme e ka kapluar sot Maqedoninë.

Sipas të dhënave, vendin kanë goditur dy tërmete njëri me fuqi prej 4.8 ballëve në ora 18.33 dhe tjetri me fuqi prej 4.9 ballëve në ora 18. 41. Dy tërmetet janë me epiqendër në rajonin e Kërçovës, apo 88 kilometra dhe 82 kilometra në jug të Shkupit. Fuqia e tyre është ndjerë thuajse në gjithë Maqedoninë.

Exit mobile version