RDK reagon ndaj akuzave të BDI-së

Partia Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) ka reaguar sot pas akuzave nga ndërmarrja publike “Komunalec” e Gostivarit në adresë të kryetarit të RDK-së, Rufi Osmani, për keqpërdorime me një kompani që ishte themeluar nga ai. 

“Në një situatë kur janë shkelur të gjitha normat dhe parimet e informimit objektiv dhe kur kriminelët e veshur me petkun politikë në Gostivar kontrollojnë të gjitha institucionet është normale të bëjnë gara me akuza dhe shpifje pa kufi sepse nuk ekziston institucion që do ti ndëshkon për fjalën e zezë publike që ato e përhapin nga kuzhinat e tyre gebelsiane. Në kuadër të kësaj propagande të çmendur ishte edhe gënjeshtra e radhës për gjoja keqpërdorimin e 1,5 mijë euro nëpërmjet shitblerjes së mallrave në Ndërmarrjen Publike Komunale Gostivar. Edhe në këtë rast këto dhe kriminelët ordiner përveç se din të keqpërdorin nuk din as edhe të gënjejnë dhe të faktojnë gënjeshtrën”, thuhet në këtë reagim.

RDK po ashtu bën të ditur se nga viti 2009 kur Rufi Osmani u zgjodh kryetar i Komunës së Gostivarit, kompania e tij familjare ‘’ARDIAN’’ iu bart në tërësi në menaxhim Musli Jonuzit. 

“Nga viti 2009 deri në vitin 2011 kur kjo kompani u falimentua në procedurë të rregullt juridike për shkak të afarizmit të dobët përgjegjësia dhe menaxhim ekskluziv ishin të Musli Jonuzit jashtë ndikimit të kryetarit të RDK-së. Në procesin e falimentimit të kompanisë menaxheri i sajë Musli Jonuzi likuidoi mallin e kompanisë duke zbritur çmimin e tregut për 50% dhe në kuadër të kësaj kampanje ka aranzhuar shitbljere të rregullt me Ndërmarrjen Publike Komunale në vlerën simbolike prej 1,5 mijë euro”, thuhet më tej.

Sipas RDK-së, dallimet në menaxhim dhe në moralin publik ndërmjet RDK-së dhe BDI-së janë të pakrahasueshme.

“Gjatë mandatit 2009-2013 nga kryetari Rufi Osmani ndaj personi ‘’N.B’’ u ngritën 8 aktpadi penale pranë Prokurorisë për krime të rënda ekonomike për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dëm të bërë buxhetit komunal në vlerë prej mbi 4,5 milion euro. Gjatë mandatit 2009-2013 në kuadër të buxhetit bazë kryetari Rufi Osmani menaxhoi me shumë transparencë mbi 15 milion euro dhe nuk keqpërdori asnjë euro për asnjë destinim. Vetëm për dhjetë muaj nga prilli 2013 deri në janar 2014 personi jolegjitim ‘’NB’’ që udhëheq me Gostivarin krijoi borxhe të reja komunale nga 2- 3 milion euro”, shkruhet në reagim.

RDK njofton se të gjitha procedurat e tenderimeve publike nga prilli 2013 deri me sot në Gostivar janë jotransparente dhe me keqpërdorime të shumta që tejkalojnë dhjetëra-qindra mijëra euro.

Nuk ka të drejtë morale të akuzon drejtori aktual të Ndërmarrjes Publike sepse pikërisht ky person para një muaji i ka dhënë punë në vlerë prej 100 mijë eurove kompanisë së tij familjare ‘’DRITA’’.

RDK është e bindur se edhe kësaj kastë kriminelësh në Gostivar një ditë do i vjen fundi dhe se piramida e tyre e krimit do shembet nga kalbësia që tashmë kundërmon larg kufijve administrativë të Gostivarit.

Lajme të ngjashme

Back to top button