Site icon PORTALB

Dekriminalizimi, Rama ironizon opozitën: Hapën gropën e ranë vetë brenda

Edi Rama

Publikimi i formularëve të dekriminalizimit ka rikthyer sërish replikat në distancë mes mazhorancës dhe opozitës.

Pas deklaratave të Bashës më herët gjatë ditës se Rama është përgjegjës për promovimin e personave me rekorde kriminale, ka reaguar kryeminsitri përmes një postimi në Twitter, transmeton Lapsi.al

Rama ironizon duke thënë se me këtë ligj opozita ka rënë vetë brenda

 “Shqupi vazhdon avazin nderkohe te denuarit na dolen ne anen e tij jo ne anen tone! Hapen gropen e rane vete brenda”, shkruan Rama, pa harruar të shtojë edhe një hashtag “shqupi, makineri balte”.

Një ditë më parë kryeministri pyeste opozitën se ku janë 19 kriminelët në radhët e deputetëve të PS-së, për të cilët opozita ka akuzuar vazhdimisht.

Exit mobile version