Site icon PORTALB

Nuri Seferi gati grushtet për “Mlladiqin”

Dushan Krtsan dhe Nuri Seferi

Dushan Krtsan dhe Nuri Seferi

Dita e shtunë është e rëndësishme për boksierin shqiptar, Nuri Seferi, pasi “Tysoni” shqiptar sonte në Zvicër do të ndeshet me serbin Dushan Krstin.

Pak para meçit Seferi është shprehur optimist, duke thënë se serbit nuk do t’i ndihmojë as tatuazhi i famëkeqit Ratko Mlladiq. Mlladiq njihet për masakrat e tij ndaj myslimanëve në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Duket që as Mlladiqi qe ka në gjoks nuk do ti kryej punë nesër”, ka shkruar në profilin e tij Nuri Seferi një ditë para meçit. Boksieri shqiptar i peshave të rënda, Nuri Seferi sonte do të përballet me boksierin serb Dushan Krstin në Olten të Zvicrës./Portalb.mk/

Exit mobile version