Ja cilat profesione marrin rrogë më të madhe në Maqedoni

Sipas të dhënave më të reja të Entit Shtetëror të Statistikave në Maqedoninë, për muajin mars 2016, rrogë më të madhe neto marrin të punësuarit për “aktivitete financiare dhe aktivitete të sigurimit” me pagë prej 38.914 denarë, ndërkaq menjëherë pas tyre vijnë të punësuarit në sektorin “informata dhe komunikime” me rrogë neto 37.730 denarë, njofton Portalb.

Rrogë të madhe marrin edhe punëtorët në sektorin për “furnizim me rrymë elektrike, gaz, avull dhe komunikime”, rroga e të cilëve arrijnë deri në 36.929 denarë.

Rrogë më të ulët marrin të punësuarit në sektorin “objektet për akomodim dhe aktivitetet e shërbimit me ushqim”, rroga e të cilëve arrin 15.118 denarë.

Rroga mesatare neto e të punësuarve në Maqedoni gjatë muajit mars të vitit 2016 arrin 22.053 denarë. Në mars të vitit 2016, 1.3% e të punësuarve të Maqedonisë nuk kanë marrë rrogë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button