Site icon PORTALB

Përmendoret shqiptare arrijnë në Shkup (Video)

Përmendoret shqiptare arrijnë në Shkup

Pas një pritje të gjatë përmendoret shqiptare më në fund arrijnë në Shkup. Gjatë kësaj fundjave do të duhet të vendosen përmendoret e Josif Bagerit, Nexhat Agollit dhe Pjeter Bogdanit, njofton Tv21.

Përmendorja e Josif Bagerit do të vendoset në afërsi të teatrit të ri të Maqedonisë, kurse ajo e Pjeter Bogdanit përballë Kuvendit të Maqedonisë, gjegjësisht në “Parkun e Gruas”. Përmendorja e Nexhat Agollit do të vendoset përballë ndërtesës së Telekomit.

Exit mobile version