Site icon PORTALB

Gjykatësi i Jankullovkës nga pushimi mjekësor shkon në pushim vjetor

Ish ministrja e MPB-së, Gordana Jankulloska

Gordana Jankulloska

Gjykatësi që e udhëheq lëndën “Fortesa” është kthyer nga pushimi mjekësor. Atij iu kishte përkeqësuar gjendja shëndetësore në fillim të muajit prill gjatë marrjes në pyetje të ish ministres për Punë të Brendshme, Gordana Jankullovska, e cila është njëra ndër të dyshuarat për rastin që e ka hapur Prokuroria Speciale Publike, kanë dëshmuar për “Meta” nga Gjykata Penale, transmeton Portalb.

Edhe pas kalimit të pushimit mjekësor, gjykatësi nuk është në punë. Nga gjykata thonë se për momentin gjykatësi po i shfrytëzon edhe ditët nga pushimi vjetor.

Nga Gjykata Penale thonë se procedura për rastin “Fortesa” edhe zyrtarisht është ndërprerë, pas vendimit të kryetarit të shtetit. Gjorge Ivanov, për t’i falur të dyshuarit, me abolimin e 12 prillit, të këtij viti. Nga gjykata nuk treguan nëse ndërprerjen e procedurës e ka bërë gjykatësi që e ka marr lëndën, apo ndonjë tjetër gjykatës.

Jankullovska është e dyshuara e tretë në rastin “Fortesa”, që PSP e hapi për 5 persona, të dyshuar se vitin e kaluar kanë shkatërruar sistemin e MPB-së nga përgjimi ilegal, me vlerë prej 10 milion euro./Portalb

Exit mobile version