Site icon PORTALB

Koalicioni PDK-LDK në krizë

PDK-LDK

Dështimi i seancave plenare për shkak të mungesës së deputetëve të pozitës, pavarësisht numrave që kanë në Kuvend, analistët po e shohin si pasojë e krizës me të cilën po përballet koalicioni qeverisës. Deputetë të pozitës thonë se ka edhe kolegë të tyre nga koalicioni që nuk dëshirojnë të shkojnë punët si duhet, shkruan Zëri.

Kuvendi i Kosovës vazhdon të përballet me vështirësi serioze në realizimin e punës së tij, jo vetëm për shkak të bojkotimit nga partitë opozitare, por edhe për shkak të mungesës së deputetëve në koalicionin qeverisës në seanca plenare.

Partnerët e koalicionit qeverisës (PDK-LDK) po dështojnë që t’i mbajnë deputetët e tyre në seanca plenare dhe për këtë shkak po dështon miratimi i shumë ligjeve.

 Derisa zyrtarët e lartë të institucioneve të vendit mohojnë që koalicioni është në krizë dhe siç thonë ata, është përgjegjësi individuale e deputetëve të jenë të pranishëm në seanca, analistët politikë e thonë të kundërtën.

Analisti politik, Halil Matoshi, thotë se dy partitë në Qeveri janë duke u përballur me një krizë, prandaj, siç thotë ai, vijnë këto mungesa të deputetëve në seanca plenare që e bëjnë Kuvendin të papërfillshëm.

Exit mobile version