Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, gjatë vitit 2015 në Maqedoni janë regjistruar më shumë martesa se sa shkurorëzime, njofton Portalb.
Numri i martesave në vitin 2015 ka qenë 14.186 dhe është i rritur për 2.7% më shumë se sa vitin e kaluar. Në vitin 2015, 2.200 çifte janë shkurorëzuar, gjegjësisht 0.5% më pak se në vitin 2014.
Më shumë martesa, 1844 ose 13% janë bërë në gusht, ndërkaq më pak 702 ose 4.9%, në mars. Më së shpeshti janë martuar për herë të parë, gjegjësisht gratë 92.6%, ndërkaq burrat 91.2%.
Për së dyti herë janë martuar 8.1%, ndërkaq për së treti herë 0.7%, transmeton Portalb.
Mosha mesatare e nuseve në Maqedoni është 26.2 vjet, ndërkaq e dhëndurëve 29 vjet.
Më së pakti shkurorëzime janë bërë gjatë muajit gusht, 74 ose 3.4%, ndërkaq më së shumti gjatë muajit dhjetor edhe atë 205 ose 10.5%.
Sipas kohëzgjatjes së martesës, shumica e shkurorëzimeve, 498, kanë ndodhur në periudhën prej 5 – 9 vjet pas martesës. /Portalb