Site icon PORTALB

“Kriza ka delegjitimuar edhe BE-në”

Johanes Hajndëll

Johanes Hajndëll

Në Maqedoni, Bruksel dhe ambasadat e shteteve të mëdha në Shkup më nuk bien në truqet e Gruevskit, shkruan gazeta Zidvet Pres në një analizë për Maqedoninë nën titullin “Më ngjyrë dhe bilbila kundër regjimit”, njofton DW në gjuhën maqedonase.

“Të gjitha shpresat po shuhen. Tre prokuroret special vazhdojnë me punën. “Për shkak faljes nuk mund t’i hetojmë veprat. Por mundemi të hetojmë qarkullimin e parave të veprimeve kriminele”, shprehet prokurorja speciale Lence Ristovska, transmeton Portalb.

Fundi është ende i hapur. Për ndërprerje të protestave me anë të dhunës, pushteti nuk ka më forcë, vlerëson Sasho Ordanovski, analist.

Analiza më tej shkruan se Maqedonia nuk i ka delegjitimuar vetëm elitat politike vendore, por edhe institucionet e BE-së me “menaxhmentit e pafat për krizën”.

Prandaj, Berlini vendosi të dërgon përfaqësues special, bëhet fjalë për Johanes Hajndëll. Kriza në Maqedoni ka mobilizuar shoqërinë civile, e cila po kërkon padi penale për ish kryeministrin Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij”, thuhet më tutje në analizë./Portalb

Exit mobile version