Site icon PORTALB

Shpërthim në qendër të Stambollit, shemben katër ndërtesa

Si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur në qendër të Stambollit, janë shembur katër ndërtesa.

Një shpërthim zjarri ka ndodhur para pak minutash në qendër të Stambollit. Nga ky shpërthim fillimisht është përfshirë një ndërtesë e drurit, ndërsa më pas flaka është përhapur edhe në katër ndërtesa fqinje.

Një numër i madh i ekipeve të zjarrfikësve kanë shkuar në vendin e ngjarjes në lagjen Fatih në Stamboll, shkruajnë mediat turke.

Shumë pjesë të këtyre ndërtesave janë shembur, ku janë dëmtuar edhe disa automjete në parking nga shembja e tyre.

Exit mobile version