Qindra persona mbetën të bllokuar në stacionin qendror të trenit në Nju Jork të shteteve të bashkuara të Amerikës, pas pezullimit të shërbimit si pasojë e një zjarri që përshiu metronë veriore të tij, transmeton OraNews.
Këto janë imazhet e pasagjerëve të bllokuar brenda Grand Central Terminal në Nju Jork, të cilat tregojnë qartë kaosin e shkaktuar.
Shpërthimi i menjëhershëm i flakëve ka shkaktuar panik tek pasagjerët në metronë e shumë frekuentuar se shtetit amerikan. Guvernatori i New York City Endrju Cuomo tha se zjarri ishte i papritur dhe shumë i madh, duke shtuar se shkaku do të jepet pas një vlerësimi paraprak të situatës.
Megjithatë, ka një hipotezë se zjarri mund të ketë filluar si pasojë e një gjeneratori, i cili ka marrë flakë në ambientet e një kompanie që prodhon kimikate. Zjarri shkaktoi trafik në të njëjtën masë si në orën e pikut.
Inxhinierët dhe ekspertët po analizojnë shtyllat që mbajnë pjesën lart të hekurudhës për të kuptuar nëse zjarri ka prekur strukturën e saj. Sot metroja do të funksionojë me orar të reduktuar, teksa pasagjerët do të jenë të detyruar të udhëtojnë me linjat e tjera ndërlidhëse.