Site icon PORTALB

Cech fiton Dorëzën e Artë në Premier Ligë

Petr Cech

Petr Cech

Portieri i Arsenalit, Petr Cech, ka fituar Dorëzën e Artë në Premier Ligë, për më së shumti ndeshje pa pësuar gol në sezonin 2015-16, njofton Koha.net.

Portieri i “Topçinjve” e fitoi këtë çmim falë Chris Smallingut që shënoi autogol në fitoren e Manchester Unitedit 3 me 1 ndaj Bournemouthit. Ky autogol i shoi shpresat e David De Geas për të ndarë titullin. Cech sivjet ka zhvilluar 16 ndeshje pa pësuar gol.

De Gea përfundon sezonin me 15 ndeshje pa pësuar gol në Premier Ligë, baras me Joe Hartin e Manchester Cityt dhe Kasper Schmeichelin e Leicesterit.

Exit mobile version