Site icon PORTALB

PDSH: “Zgjohu” flet jerm edhe në ato pak raste kur është? zgjuar

PDSH

PDSH

“Zgjohu” edhe në ato pak raste kur zgjohet, fatkeqësisht flet jerm, njëjtë si shefi i vet, Alia. Kur zgjohet “Zgjohu”, zbulon fytyrën e vërtetë, se janë tellall i BDI-së e hiç gjë më shumë!

Kështu ka deklaruar deputeti i PDSH-së Bekim Fazliu duke deklaruar se “apeli i tyre për zgjedhjet presidenciale është identik si i Alisë, ose një president maqedonas që e pëlqen Alia, Artani dhe Ermira, ose BOJKOT!”

“Zgjimi i “Zgjohut” nxori edhe një herë në dukje vazhdimin e tentimeve për mashtrimin e radhës se opinionit vendor dhe atij ndërkombëtar si dhe tentimin mjeran për de-fokusimin e opinionit nga temat që kanë të bëjnë me problemet reale të shqiptarëve në Maqedoni!”, deklaroi Fazliu.

Sipas PDSH-së problemi i vërtetë për shqiptarët nuk është se a do të jetë konsensual apo jo presidenti,  por problemi i vërtetë i shqiptarëve është qeveria (VMRO-BDI), sepse pushteti real është aty! 

“Po mjaft më! Edhe kur fundosni ju bashkë me BDI-në vazhdoni të talleni me shqiptarët. E kjo tallje do t’ju shpjerë në greminë”, deklarojnë nga PDSH.

 

Exit mobile version