Për momentin, partitë politike bisedojnë për dalje nga kriza politike edhe pa ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare. Këtë dje në emisionin “Top Tema” në Tv Telma e konfirmoi shefi i kabinetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi, i cili është pjesë e bisedimeve, transmeton Portalb.
Nga ana tjetër, deputeti nga radhët e LSDM-së, Petre Shilegov, insistoi se bisedimet zhvillohen vetëm me ndërmjetësim të diplomatëve.