Site icon PORTALB

Shkup, kioskat me barok të boshatisura, askush nuk di se kur do t’ia nisin me punë

Kioskat me barok

Kioskat me barok

Tanimë një vit, kioskat për ushqim të shpejtë të stilit barok gjë gjenden në zonën qendrore të qytetit akoma nuk janë në funksion. Institucionet kompetente e hedhin topin për  mosfunksionimin e tyre, ndërsa kalimtarët e rastit nuk dinë se çfarë do të shiten në to, njofton TV21.

Nga Qyteti i Shkupit thonë se këto janë nën kompetencat e Ministrisë për transport dhe lidhje. Këta, në disa raste në vitin 2013 shitën parcela ndërtimore në sipërfaqe prej 8 metrave katrorë. Nga Komuna Qendër thonë se ata nuk kanë kurrfarë lidhjeje me kioskat për ushqim të shpejtë. Përndryshe, projekti ideor për kioskat në fjalë është zhvilluar nga arkitekti Zharko Çaushevski. Në Unazën e vogël të Planit detal urbanistik ka 20 lokacione për objekte të këtilla.

Exit mobile version