Site icon PORTALB

Rritet islamofobia në Francë

Islamofobia

Islamofobia, ilustrim

“Në Francë janë kryer disa sulme mbi individë myslimanë”, ka reaguar kreu i Këshillit Mysliman në Francë, Anouar Kbibche, i cili ka treguar se është sulmuar edhe një xhami në vendin Ajaccio

Kreu i Këshillit Mysliman të Francës, Anouar Kbibeche, ka deklaruar se islamofobia në Francë po shënon rritje të dukshme, duke shtuar se është dëmtuar edhe një xhami e vogël ne provincën Ajaccio të Francës.

Reagimi i tij u bë gjatë një konference të Këshillit që u mbajt të hënën në qytetin Le Bourget.

Ai gjithashtu thotë se rritja e islamofobisë është bërë si pasojë e sulmeve të vitit të kaluar në Francë.

Zëvendës presidenti i këtij Këshilli, Ahmet Ogras, ka apeluar myslimanët e Francës që të reagojnë rreth këtyre ngjarjeve./GazetaExpress/

Exit mobile version