Site icon PORTALB

Presedani i kushtetueses dhe iniciativa e BDI-së!

Qenan Aliu

Qenan Aliu

Shumica e kësaj përbërje të Gjykatës Kushtetuese të RM, vendimin e parlamentit për shpërndarje e trajtoi si akt me karakter individual ,prandaj edhe iniciativën nga Pavle Trajanov për vlerësimin e kushtetutshmërisë të këtij akti, kjo gjykatë e hodhi duke u shpallur si jo-kompetente. Gjykata Kushtetuese bën vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjeve ,akteve të përgjithshme, kontratave kolektive me kushtetutën si dhe vlerësimin e kushtetutshmërisë të nën-akteve ligjore me ligjet dhe Kushtetutën.

E para, presedani ka të bëjë me faktin se vendimi gjegjësisht përmbajtja e sajë në radhë të parë duhet të trajtohet si akt i përgjithshëm sepse ajo në fakt rregullon marrëdhënie juridike në mënyrë të përgjithshme sepse ka të bëjë me të gjithë qytetarët e vendit, sepse ka të bëjë me mandatin e të zgjedhurve të tyre si dhe vendimi prodhon veprime tjera juridike siç është procesi zgjedhorë në afat të caktuar. madje me shpërndarjen ndikon në mandatin e qeverisë . Pra, Gjykata është kompetente sipas kushtetutës të vendos se cilin akt do ta trajtoj me karakter individual apo të përgjithshëm.

E dyta, fakti që vendimi parasheh efekt të prolonguar është pa hezitim kundër kushtetues, sepse parlamenti nuk mundet të inovojë mënyra të efektuimit të aktit të karakterit të tillë nëse nuk e parasheh kushtetuta e vendit.

Shtrohet pyetja kur i ka pushuar mandati parlamentit (deputetëve) në ditën e sjelljes dhe të shpalljes së vendimit në ‘gazetën zyrtare’, apo nga dita e efektuimit ?

A janë kushtetuese aktet apo ligjet e sjella nga ky parlament nga dita e sjelljes së vendimit për shpërndarje deri në ditën e efektuimit të saj?!

Këtë qasje , e bëra për ta vu në spikamë iniciativën e BDI-së , para gjykatës lidhur me vendimin e lartpërmendur.

BDI, nuk ka logjik të presë nga shumica (5) e gjyqtarëve të kësaj gjykate të vendosin ndryshe nga ajo që refuzuan më 18 shkurt 2016-të dhe kjo më bën të mendoj se ky subjekt është akoma në ndihmesën e konceptit të VMRO-DPMNE-së për dhunimin psikologjik të qytetarëve të këtij vendi edhe atë vetëm e vetëm për të shpëtuar lëkurën e tyre , bile me një altruizëm të shëmtuar.

Exit mobile version