Site icon PORTALB

Sërish tronditet Bagdadi

Pamje pas sulmeve të sotme në veri të Bagdadit, 4 prill 2016

Pamje pas sulmeve në veri të Bagdadit, 4 prill 2016

Bagdadi u trondit dje nga disa shpërthime, prej të cilave mbetën të vrarë mbi 20 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Të paktën 18 vetë u vranë dhe 32 u plagosën në sulmin e djeshëm vetëvrasës me makinë bombë, që ndodhi në qarkun verior të Bagdadit, Taxhi.

Shefi i policisë së qarkut Taxhi, Miqdam Mohamad, thapër AA se shpërthimi ndodhi para një fabrike. Sipas tij, në mesin e 18 të vdekurve, tetë janë ushtarë ndërsa nga të plagosurit është edhe një polic.

Në të njëjtën ditë, Bagdadi është tronditur edhe nga dy sulme tjera në rrethet Rashidiya dhe Youssefiya, nga të cilat u vranë tre persona dhe u plagosën 16 të tjerë.

Javën e kaluar, më shumë se 100 vetë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në provincën irakiane Saladin, nga një seri sulmesh me bomba, për të cilat përgjegjësinë e mori grupi terrorist DAESH.

Exit mobile version