Site icon PORTALB

Qyteti i Shkupit, pastron përmendoret e ngjyrosura nga “Revolucioni Laraman”

Protesta 18/04

Qyteti i Shkupit sot do t’i pastrojë përmendoret e njollosura me ngjyra gjatë protestave të “Revolucionit Laraman”.

Nga qyteti i Shkupit njoftuan se për aksionin e pastrimit është angazhuar një firmë për mirëmbajtjen dhe pastrimin e përmendoreve.

Siç kanë njoftuar do të pastrohen përmendoret në parkun e “Gruas luftëtare” dhe në sheshin “Maqedonia”, që janë nën kompetencë të Qytetit.

 

Ndërkohë që disa ditë më parë një grup zonjash në mënyrë vullnetare kishin dal në rrugët e Shkupit për pastrimin e përmendoreve.

Exit mobile version