Zjarri ka përfshirë depon më të madhe të gomave në Evropë, në Sesena afër Toledos në Spanjë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët spanjollë shprehen se në depon e gomave që shtrihet në një sipërfaqe prej 100 hektarësh gjenden mbi 100.000 tonë goma, por fatmirësisht në zjarrin që kishte shpërthyer mëngjesin e sotëm nuk ka të vdekur apo të lënduar.
Retë e tymit të zi kishin alarmuar zjarrfikësit në Toledo dhe Madrid, ndërkohë që autoritetet kanë këshilluar qytetarët të mos braktisin shtëpitë nga shkaku i pasojave negative që mund të ketë mbi ta tymi.