Site icon PORTALB

Zëvendëskryeministri Halili takoi ambasadoren e OSBE-së Nina Suomalainen

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Festim Halili, sot (e Premte 13.05.2016) realizoi takim me Ambasadoren e Misionit të OSBE-së në Shkup, znj. Nina Suomalainen.

Në këtë takim të parë, zëvendëskryeministri Halili dhe ambasadorja Suomalainen biseduan për situatën politike në vend, implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, përkatësisht pikat që dalin nga ky dokument paqësor dhe pika tjera që janë në interes të përbashkët.

Zëvendëskryeministri Halili vlersoi lartë bashkëpunimin me Misionin e OSBE-së, sidomos gjatë përgatitjes së Analizës së Marrëveshjes së Ohrit për kohezion social. Ata  konstatuan se rekomandimet që dalin nga kjo Analizë janë një bazë e mirë për të ardhmen dhe janë rezultat i punës gjithëpërfshirëse me institucionet përkatëse, sektorin joqeveritar, qarqet akademike dhe palët tjera të interesuara.

Ambasadorja Suomalainen theksoi se OSBE do të vazhdojë të mbështet realizimin e projekteve që kanë për qëllim implementimin e MO-së si një dokument i rëndësishëm për vendin.

Gjithashtu në këtë takim u bisedua edhe për krizën politike në vend, ku bashkërtisht u konstatua se është e nevojshme dalja nga kjo krizë dhe vendi të vendi të vazhdojë implementimin e reformave të nevojshme.

Exit mobile version