Site icon PORTALB

Komunat nga partitë e koalicionit qeveritar me 17 milion euro borxh

Komunat nga partitë e koalicionit qeveritar me 17 milion euro borxh

Komunat nga partitë e koalicionit qeveritar me 17 milion euro borxh

Alarmi kohë më parë për borxhe është dhënë nga disa komuna, një pjesë e madhe e tyre të udhëhequra nga dy partitë në pushtet VMRO-DPMNE dhe BDI. 

“Këto borxhe janë grumbulluar gjatë dy viteve të fundit nga 2010 – 2012 dhe se kostoja e tyre ka arritur mbi 17 milionë euro. Borxhe kryesisht janë detyrime që kanë shkollat fillore, pasi që ato nuk kanë paguar për ngrohje, transport të nxënësve, energji elektrike, ujë dhe shërbime të tjera”, theksoi zëdhënësi I LSDM-së, Petre Shilegov. 

Petre Shigelov theksoi se borxhet janë krijuar si pasojë e ngarkesës së administratave komunale me të punësuar dhe punësim të numrit të madh të mësimdhënësve. “Duhet me urgjencë të ndërpriten politikat e paqarta të kryeministrit Gruevski, që gjunjëzuan jo vetëm sistemin arsimor, por edhe dëmtuan themelet e shtetit”, theksoi Shigelov.

Exit mobile version