Site icon PORTALB

Lidhja Demokratike kërkon që të fillohet procedurë për përgjegjësi nga Ivanovi

Pavle Trajanov

Pavle Trajanov, LD

Partia Lidhja Demokratike e Maqedonisë, u bën thirrje partive parlamentare që nuk kanë dorëzuar lista për deputetë në KSHZ dhe nuk marrin pjesë në procesin zgjedhor, t’i bashkëngjiten iniciativës për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, njofton Portalb.

Sipas LD-së, në atë seancë, do të duhet të sillet vendim për anulimin e zgjedhjeve dhe të fillohet procedurë për përgjegjësi nga presidenti Gjorge Ivanov, për shkak të keqpërdorimit të funksionit.

“Me nënshkrimet e 63 deputetëve, kryeparlamentari Trajko Veljanovski, patjetër të thirr seancë që tanimë me rendin ditor të propozuar. Në vend që të presim zgjidhje nga të huajt, ju bëjmë thirrje në unitet dhe në aksion pro-aktiv”, shkruhet në kumtesën e LD-së.

Partia në fjalë pret që kësaj iniciative t’i bashkëngjiten edhe deputetët e pavarur, por edhe deputetët e BDI-së, PDSH-së dhe Unitetit. /Portalb

Exit mobile version