Site icon PORTALB

Zaev në Zagreb takon kreun e SDP-së, Millanoviq

Zoran Zaev foto nga DW

Zoran Zaev (Foto nga DW)

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, sot në Zagreb u takua me kryetarin e SDP-së, Zoran Millanoviq.

“Në takim është shprehur përkrahje e ndërsjellë për bashkëpunimin mes dy partive simotra dhe zhvillimin e tij të mëtutjeshëm në drejtim të interesave të qytetarëve të Maqedonisë dhe të Kroacisë, ndërsa u bisedua edhe gjendja aktuale politike në të dy vendet.”- thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Zaev ka potencuar qëndrimin e fuqishëm të LSDM-së për heqjen e, siç thuhet, vendimit absurd të presidentit, Gjorge Ivanov, për abolim të politikanëve nga pushteti, të cilët janë të përfshirë në krim dhe korrupsion.

Millanoviq, siç thuhet në kumtesën e LSDM-së, ka shprehur përkrahje të fuqishme të SDP-së ndaj angazhimeve për kthimin e shtetit juridik dhe vlerave demokratike në Maqedoni.

Exit mobile version