Site icon PORTALB

Tetovë, protesta dhe kundërprotesta

Protesta në Tetovë

Në Tetovë janë mbajtur sonte protestat kundër qeverisë, në fokus të veçantë, kundër vendimit të kryetarit të shteti Gjorge Ivanov për faljen e mbi 50 politikanëve.

Protestat kanë filluar para gjykatës themelore në Tetovës, ku protestuesit përmes pankartave treguan kërkesat e tyre due kërkuar drejtësi të njejtë për të gjithë dhe tërheqjen e presidentit Ivanov.

Protesta e sontme në numër ishte më e vogël nga ajo e javëve të kaluara, ndryshe protestuesit u shprehën të bindur se nuk do të ndalojnë së protestuar deri sa presidenti të largoj vendimin për faljen e politikanëve , dhe drejtësia të jetë në anën e popullit jo të qeverisë, transmeton TVM2.

Gjysmë ore para protestave të lajmëruar nga sektori civil, janë realizuar edhe kundër protestat, të cilat kanë filluar si çdo herë nga shtëpia e Armatës dhe kanë lëvizur në drejtimi të selisë së LSDM-së ku u takuan me protestuesit, duke kërkuar që me 5 qershor të këtë zgjedhje.

Edhe pse u dëgjoheshin fjalë dhe ofendime nga të dyja palët, megjithatë protesta dhe kundërprotesta përfudnuan pa incidente.

Exit mobile version