Autoritetet kineze kanë konfirmuar të mërkurën se më shumë se 60 persona janë lënduar si pasojë e tërmetit me magnitudë prej 5.5 ballë në rajonin verior të Tibetit, raporton Anadolu Agency (AA).
Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua raportoi se të lënduarit, gjashtë prej tyre më rëndë, u regjistruan në qytetin Kata, ku epiqendra ishte në thellësi prej 7 kilometrave (4.3 milje).
Disa ndërtesa u shembën pas tërmet në mëngjes. Tibeti gjendet në një zonë sizmike ku regjistrohen disa tërmete.