Site icon PORTALB

Lunaçek: E ardhmja evropiane e Kosovës dhe Serbisë të lidhura ngushtë

Ulrike Lunaçek

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian njëherit raportuese për Kosovën, Ulrike Lunacek, beson se e ardhmja evropiane e Serbisë dhe Kosovës janë të lidhura ngushtë dhe të kushtëzuara reciprokisht, arsye këto që sipas saj të dyja palët duhet të punojnë në përmirësimin e marrëdhënieve.

Rekomandimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, e cila duhet ratifikuar nga Këshilli dhe Parlamenti Evropian, është “një impuls shumë i mirë” i cili duhet të përdoret, ka thënë Lunaçek e cila nesër në Serbi do të merr pjesë në forumin e sektorit civil në kuadër të iniciativës së Berlinit.

Austriakja gjithashtu është shprehur optimiste se Kuvendi i Kosovës së shpejti do të ratifikojë dy kriteret e mbetura për demarkacionin e vijës kufitare me Malin e Zi dhe kështu përfundimisht do t`iu mundësojë qytetarëve që të gëzojnë lirinë e udhëtimit, raporton Tanjug, përcjellë Klan Kosova.

Exit mobile version