Site icon PORTALB

Thaçi: Meritat për të arriturat e Kosovës, i takojnë gjithë spektrit politik

Hashim Thaçi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi  ka thënë sot meritat për të gjitha të arrituat e Kosovës i takojnë  gjithë spektrit politik.

“Partitë politike duhet të japin kontributin politik në të gjitha proceset që po kalon Kosova” ka shtuar më tutje ai.

I pari i vendit këto deklarata i bëri gjatë vizitës në fshatin Janjevë të Lipjanit, fshat ky ku jetojnë pjesëtarë të komuniteteve të ndryshme, njofton Klan Kosova.

Gjatë qëndrimit atje, Thaçi duke folur për pranimin e Kosovës në UEFA si dhe dhënien e  rekomandimit nga ana e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave  theksoi se vendi ynë  pati një rrugëtim të suksesshëm drejt integrimeve evropiane.

Ai në këtë vizitë ku ishte i shoqëruar nga ambasadorja kroate në Kosovë, Marija Kapitanoviq poashtu u zotua se do të angazhohet në mënyrë që në Kosovë të sigurohet mirëqenia për çdo komunitet.

Exit mobile version