Për shkak të konflikteve të armatosura dhe katastrofave natyrore gjatë vitit të kaluar në mbarë botën janë zhvendosur 27.8 milion njerëz, sipas Këshillit Norvegjez për Refugjatët, ku e konsideron këtë fenomen si krizë globale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Këshilli Norvegjez për Refugjatët ka paralajmëruar se ky numër është i barabartë me popullsinë e përgjithshme të New Yorkut, Londrës, Parisit dhe Kajros, dhe se vitin e kaluar mesatarisht në ditë 66 mijë persona janë zhvendosur.
Në raport theksohet se vitin e kaluar për shkak të konflikteve, zhvendosje të brendshme kanë përjetuar 8.6 milion njerëz, prej të cilëve më shumë se gjysma në Siri, Jemen dhe Irak.
Gjithashtu theksohet se një e katërta e totalit, ose 2.2 milion njerëz janë zhvendosur vetëm në Jemen, që është 20 herë më shumë se në vitin 2014.