Site icon PORTALB

DAP, u ngjyros nga “Revolucioni Laraman” (FOTO-VIDEO)

Ka përfunduar e qetë protesta e 21-të e lëvizjes civile #Protestoj. Protestuesit kësaj radhe në shënjestër kishin objektin e Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP) të cilin e gjuajtën me ngjyrë.

19:37 – Protestuesit përpara Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP) kanë lëshuar përgjimet e publikuara nga opozita në të cilat funksionarë të VMRO-së dëgjohen se si flasin për gjendjen e rëndë ekonomike në vend

 
 

19:10 – Protestuesit pas Kuvendit tashmë kanë vazhduar protestën përpara Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP).

19:10 – Protestuesit nga Prokouroria Speciale kanë arritur para Kuvendit të Maqedonisë.

18:53 – Organizatorët e protestës kanë shpalosur një pankart në të cilën shkruhet biseda e publikuar nga përgjimet e opozitës mes ministrit të Financave Zoran Stavrevski duke i thënë ish ministres Gordana Jankullovska, “Harxhojmë para për çokollada, ndërsa nuk kemi para për bukë”.

18:15 – Ka filluar protesta 21-të me radhë e Lëvizjes civile #Protestoj përpara Prokuorisë Speciale Publike kundër vendimit për falje të presidentit Gjorge Ivanov.


Lëvizja Civile “#Protestoj” ka disa ditë që ka parashtruar 8 kërkesa që protestat të ndalen:

  1. Tërheqjen e menjëhershme të vendimit të presidentit Gjorge Ivanov.
  2. Të jep dorëheqje Ivanov.
  3. Gjykata Kushtetuese të deklarohet për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale Publike.
  4. Të formohet një departament special në Gjykatën Penale i cili do të jetë kompetente për lëndët që janë nën kompetencën e PSP-së.
  5. Tërheqjen e menjëhershme të datës së mbajtjes së zgjedhjeve më 5 qershor.
  6. Në bisedimet për krizën politike në vend, të kyçet sektori civil.
  7. Bisedimet për zgjidhjen e krizës të bëhet në territorin e Maqedonisë.
  8. Formimin e një qeverie kalimtare e cila do t’i implementojë deri në fund reformat urgjente nga raporti i Pribe-së.

“#Protestoj”, ka bërë të ditur se nëse nuk plotësohen këto kërkesa ata do të vazhdojnë me protestat në rrugë, transmeton Portalb.

Përndryshe, “Revolucioni laraman’, është emri i protestës në të cilën qytetarët në çdo protestë kanë në shënjestër institucionet dhe objektet e shtetit të cilat i gjuajnë me ngjyrë.

Deri më tani janë gjuajtur me ngjyrë:

Përveç protestës së 13 prillit, ku protestuesit arritën të futën në Zyrën Popullore të presidentit Gjorge Ivanov dhe ta demolojnë atë, protestat kryesisht kanë qenë të qeta dhe pa incidente. /Portalb

Exit mobile version