Prokuroria i sekuestron 600 mijë euro djalit të Rezart Taçit
Prokuroria ka sekuestruar 600 mijë euro cash, në llogarinë bankare të djalit 9-vjeçar të Rezart Taçit, ky i fundit i arrestuar në Zvicër për mashtrim dhe falsifikim.
Sekuestrimi i kësaj shume parash, ka ardhur pas regjistrimit të procedimit penal ndaj kompanisë “Everes Oil” të Gjergj Bojaxhiut, pasi dyshohet se kjo kompani bashkëpunonte ngushtësisht me kompania “ARMO” ish-pronë e Rezart Taçit, shkruan ABCnews.
Burimet thanë, se në emër të djalit, ish-manjati i naftës në vitin 2013 ka depozituar një shumë prej 1 mln eurove dhe që nga ajo kohë, kjo llogari nuk është prekur. Por, vetëm pak ditë pas publikimit të lajmit për kallëzimin ndaj Gjergj Bojaxhiut dhe kompanive të tij në Shqipëri, bashkëshortja e Rezart Taçit ka filluar boshatisjen e kësaj llogarie.
Drejtoria e Pastrimit të Parave pranë policisë së shtetit, duke parë ndërhyrjen e familjarëve të Taçit në këtë llogari bankare, ka njoftuar prokurorin e Tiranës. Kjo e fundit, pasi ka konstatuar se brenda disa ditëve, llogaria bankare nga 1 mln euro ka përfunduar në 600 mijë euro, ka vendosur sekuestrimin e saj.
Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Tiranës ka vendosur sekuestrimin preventivë të kësaj llogarie, duke urdhëruar bankat e nivelit të dytë të mos lejojnë transferimin apo tërheqje cash nga kjo llogari.
Ndërkohë, për kompania e Gjergj Bojaxhiut, për të cilën kanë nisur hetimet nga prokuroria ende nuk ka ndonjë vendim sekuestrimi apo bllokimi të llogarive bankare, edhe pse dyshohet se për akuzën e “mashtrimeve me kredi”, “fshehjes së të ardhurave” dhe akuzën e “pastrimit të parave” në bashkëpunim.
Në kallëzimin që policia ka dorëzuar në prokurori, krahas kompanisë së Bojaxhiut janë denoncuar edhe disa kompania të mëdha të hidrokarbureve, mes tyre edhe ARMO ish-kompania në administrim nga Rezart Taçi.
Në këtë kallëzim, një pjesë të konsiderueshme të materialeve relatuese në prokurori zë vend edhe kompania Everest Oil e Gjergj Bojaxhiut. Pasi dyshohet se brenda një periudhe të shkurtër, kompania në fjalë ka kryer transaksione të mëdha bankare, duke përfituar shuma të mëdha në euro, në formën edhe të kreditimit që shkon në shifrën e rreth 172 milionë dollarë amerikanë.
Krahas hetimit ndaj Bojaxhiut, prokuroria po verifikon edhe të afërmit e tij, vjehrrin dhe bashkëshorten si dhe ortakët të kompanisë “Everest Oil”. Shoqëria Everst Oil ku administrator është Bojaxhiu është themeluar nga shoqëria “Superba SRL’ me seli në Napoli të Italisë.
Nga ana tjetër vet kompania “Superba SRL” që është krijuar në korrik të 2012 dhe pikërisht gjatë kësaj kohe, korrik-nëntor 2012 kompania Everst Oil ka qarkulluar rreth 30 milionë dollarë, por që shumica e parave kanë ardhur apo janë transferuar nga banka të ndryshme të vendeve të njohura si parajska fiskale.