Site icon PORTALB

Edhe trajneri Rexhepi me Prolicencë

Xhengis Rexhepi

Xhengis Rexhepi

Sot në stadiumin e KF Vëllazërimit para Komisionit të FFM-së, trajneri Xhengis Rexhepi mbrojti me sukses punimin e diplomës dhe u pajis me Prolicencë, e cila i jep të drejtë të udhëheqë klube futbollistike deri në nivelin më të lartë të garave.

Me këtë rast KF Vëllazërimi ka uruar trajnerin Rexhepi duke i dëshiruar suksese edhe më të mëdha.

KF Vëllazërimi ka pasur nderë që gjatë këtij sezoni e udhëhoqi Xhengis Rexhepi, i cili arriti objektivat e klubit, sigurimin e mbijetesës në Ligë. Me këtë rast kryesia e klubit shfaq interes për vazhdim te bashkëpunimit në të ardhmen. /Portalb.mk/

Exit mobile version