Site icon PORTALB

“Revolucioni Laraman”: Sot protestojmë kundër këtij regjimi që në vete bartë fashizëm

08.05.2016

08.05.2016

Lëvizja Civile “#Protestoj” sot do ta mbajë protestën e 20-të “Revolucionit Laraman”, kundër vendimit të presidentit Gjorge Ivanov që me 12 prill i fali 56 politikanë dhe bashkëpunëtorë të tyre që janë nën hetime, njofton Portalb.

Tradicionalisht, protesta do të fillojë në ora 18:00 para godinës së PSP-së në Shkup, ku do t’i jepet mbështetje këtij institucioni.

Në fokus të protestave të sotme do të jetë ashtu siç thonë nga organizatorët, regjimi që në vete bartë fashizëm. Njëkohësisht do të protestohet edhe për viktimat, siç thonë ata, të këtij regjimi, në mesin e të cilëve janë edhe përfaqësuesit e policisë.

“Revolucioni Laraman” sot do të protestojë në: Shkup, Shtip, Kriva Pallankë, Berovë, Veles, Strumicë, Kavadar, Prilep, Manastir dhe Kërçovë.

Lëvizja Civile “#Protestoj” ka parashtruar 8 kërkesa që protestat të ndalen:

  1. Tërheqjen e menjëhershme të vendimit të presidentit Gjorge Ivanov.
  2. Të jep dorëheqje Ivanov.
  3. Gjykata Kushtetuese të deklarohet për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale Publike.
  4. Të formohet një departament special në Gjykatën Penale i cili do të jetë kompetente për lëndët që janë nën kompetencën e PSP-së.
  5. Tërheqjen e menjëhershme të datës së mbajtjes së zgjedhjeve më 5 qershor.
  6. Në bisedimet për krizën politike në vend, të kyçet sektori civil.
  7. Bisedimet për zgjidhjen e krizës të bëhet në territorin e Maqedonisë.
  8. Formimin e një qeverie kalimtare e cila do t’i implementojë deri në fund reformat urgjente nga raporti i Pribe-së.

“#Protestoj”, ka bërë të ditur se nëse nuk plotësohen këto kërkesa ata do të vazhdojnë me protestat në rrugë, transmeton Portalb.

Përndryshe, “Revolucioni laraman’, është emri i protestës në të cilën qytetarët në çdo protestë kanë në shënjestër institucionet dhe objektet e shtetit të cilat i gjuajnë me ngjyrë.

Deri më tani janë gjuajtur me ngjyrë:

Përveç protestës së 13 prillit, ku protestuesit arritën të futën në Zyrën Popullore të presidentit Gjorge Ivanov dhe ta demolojnë atë, protestat kryesisht kanë qenë të qeta dhe pa incidente. /Portalb

Exit mobile version