Site icon PORTALB

Fëmijët protestojnë në Gaza për “energjinë elektrike”

Gaza, protestojne femijet

Fëmijët nga Gaza organizuan një protestë me kërkesën që të hiqet bllokada dhe të gjendet zgjidhje për ndërprerjen e energjisë elektrike e cila shkaktoi vdekjen e 3 fëmijëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Në demonstratën të organizuar nga Ministria e Çështjeve Sociale para ndërtesës së OKB-së, fëmijët mbajtën pankarta me mbishkrimet “Bllokada mbyt fëmijët nga Gaza” dhe “Të ndihmohen fëmijët nga Gaza”.

Shef i Departamentit të Familjes dhe Fëmijëve pranë Ministrisë së Çështjeve Sociale, Muhammed Kehlut, u shpreh se: ”Fëmijët nga Gaza vdesin për shkak të krizës me energjinë elektrike, por askush nuk e shikon këtë gjendje. Fëmijët tanë duan të jetojnë një jetë me dinjitet si fëmijët e tjerë në mbarë botën.”

Exit mobile version