Site icon PORTALB

Të shtëna në Lushnje, dy vëllezër kërcënojnë me armë të riun

Policia e Shqipërisë

Policia e Lushnjës mëngjesin e sotëm ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi kërcënuan me armë një të ri në qytetin e Lushnjës. Bëhet fjalë për dy vëllezër të armatosur, të cilët kanë kërcënuar me jetë të riun F.G. 27 vjeç pas një sherri për motive të dobëta.

Sipas Policisë, Vangjel Seferi 55 vjeç është arrestuar nga Policia në flagrancë, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij V.S. 53 vjeç.

Këta dy persona kanë kërcënuar me armë në fshatin Karbunarë e Sipërme të riun. Madje, ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.

Kanosin me armë zjarri një shtetas, arrestohet në flagrancë një prej autorëve, shpallet në kërkim autori tjetër.

Nga kontrolli i ushtruar në vendin e ngjarjes, në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar 5 gëzhoja model 54, si dhe nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Vangjel Seferasi janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 57 fishek model 54, 15 fishekë arme gjahu, mjeti tip benz me targa AA 578 DJ, transmeton albeu.com.

Exit mobile version