Site icon PORTALB

Bayern shpallet kampion i Gjermanisë

Futbollistët e Bayernit duke festuar

Futbollistët e Bayernit

Bayern Munchen u shpall kampion i Gjermanisë për herë të katërt radhazi dhe të 26 në historinë e tij.

Fitorja 2 – 1 në fushën e Ingolstadt, i krijon mjaftueshëm diferencë pikësh që të mos rrezikohet nga ndjekësit.

Kur ka mbetur edhe 1 ndeshje për të luajtur, largësia me Borussia Dortmund është 8 pikë, pasi ekipi i Thomas Tuchel u mund 1 – 0 nga Eintracht Frankfurt.

Shënuesi në fitoren e Bayern ishte Robert Lewandowski, i cili udhëheq klasifimimin me 29 gola, 4 më shumë Pierre Emerick Aubameyang.

Një trofe tjetër në Gjermani për Pep Guardiola, por jo në Europë ku ka dështuar.

Trajneri spanjoll, prej sezonit të ardhshëm do të drejtojë Manchester City, ndërsa te Bayern Munchen do të vijë Carlo Ancelotti.

Endrit Sauku/Tv Klan

Exit mobile version