Për çka ankohen femrat dhe për çka meshkujt!

Sipas një hulumtimi të cilin e ka bërë revista “Archives of Sexual Behavior”, femrat më së shumti ankohen për shkak të humbjes së virgjërisë me personin e gabuar, ndërkaq meshkujt për shkak se nuk kanë qenë më shumë aktivë.

Hulumtuesit e Universitetit “Texas” nga Ostini kanë kërkuar nga të anketuarit të bëjnë listën e gjërave për të cilat më së shumti ankohen për jetën e tyre intime.

Për femrat tri top-përgjigje kanë qenë: humbja e virgjërisë me personin e gabuar (24 për qind), tradhtia (23 për qind) dhe hyrja shumë e shpejtë në marrëdhënie intime (20 për qind).

Meshkujt kanë pasur përgjigje krejtësisht ndryshe: ata më së shumti ankohen për atë që nuk e kanë bërë.

Kështu që te meshkujt tri top-përgjigje kanë qenë: turpëria për shkak të së cilës nuk kanë vazhduar tutje (27 për qind), pastaj përse nuk kanë eksperimentuar më shumë derisa kanë qenë të rinj (23 për qind) dhe përse nuk kanë bërë aventura kur kanë qenë vetëm (19 për qind).

Lajme të ngjashme

Back to top button