Site icon PORTALB

Çadieva: Pash gjykatëse – kandidate për Strasburg, si del nga shtabi i VMRO-DPMNE-së

Danica Çadieva

Danica Çadieva

Avokatja Danica Çadieva, mysafire në emisionin “Top Tema” në Tv Telma, ka zbuluar se rastësisht ka parë se si njëra nga kandidatet për gjykatëse në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, del nga Komiteti Komunal i VMRO-DPMNE-së në Komunën Qendër, transmeton Portalb.

“Lista e kandidatëve në Strasburg është vetëm edhe një dëshmi se sa i partizuar është ky gjyqësor. Unë do ta them publikisht sepse njëra nga kandidatet e cila është e propozuar për Gjykatën e Strasburgut është kolegia ime, të cilën e pash rastësisht se si del nga Komiteti Komunal i VMRO-DPMNE-së në Qendër. Edhe ajo më pa dhe më mu kthye me fjalët “Të lutem, mos trego”. Kjo është njëra nga bazat për shkarkimin e gjykatësit. Mendoj që Strasburg ka asi mundësi që t’i refuzojë propozimet e tilla”, tha Çadieva.

Përndryshe, për gjykatës në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut në Strasburg janë paraqitur përafërsisht 15 gjykatës nga Maqedoni, nga të cilët, Komisioni në Ministrinë e Punëve të Jashtme për disa dit duhet t’i zgjedhë 3, të cilët do të dërgohen si kandidatë në Strasburg. /Portalb

(Video fillon më 1:09:10).

Exit mobile version