Site icon PORTALB

Jacobson: Të vëmendshëm, që të mos krijohet një Republikë Serbe

Tracey Ann Jacobson

Tracey Ann Jacobson

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracy Ann Jacobson ka komentuar fitoren në nëntë komuna të Listës “Serbska” në Kosovë.

Ajo beson se udhëheqja e nëntë komunave nga lista “Serbska” nuk do të paraqesë rrezik për shtetin e Kosovës por ka bërë thirrje për të pasur shumë vëmendje që mos të krijohet një Republike Serbe në Kosovë, transmeton express.

“Unë mendoj se çdo rrezik mund të minimizohet përmes bisedimeve, por mendoj që duhet të jemi shumë më të vëmendshëm që të mos kemi një situatë me një Republike Serbe”, ka deklaruara ambasadorja amerikane.

Exit mobile version